Beniada Nishani i kthen përgjigje komenteve të Einxhelit në “Why Not“

Në një deklaratë gjatë  intervistës  në emisionin “Why Not” në RTV Ora  Einxhel ka qenë shprehur lidhur me Beniadën se “kemi rastisur bashkë por nuk janë takuar akoma. Ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit prandaj”.

Kësaj here e në emision ishte Beniada e cila pa videon ku Einxhel shprehej në mënyrë të tillë për të.

Beniada pasi pa videon u përgjigj me këngë: A e njeh atë muzikën ku thuhet “Oj lulie, oj lulie plumb i bardhë a të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj. A të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj.

“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurtë se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë.”, tha Beniada.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET