Bella Hadid uron motrën për 30-vjetorin e lindjes së saj: Është dita e Gigi-t

Bella Hadid uron motrën për 30-vjetorin e lindjes së saj:

Gigi Hadid festoi ditëlindjen e saj të 30-të më 23 prill dhe motra e saj, Bella, e uroi atë publikisht, duke postuar në rrjetet sociale.

Në llogarinë personale në Instagram, modelja e njohur ka publikuar një sërë fotosh të tyre së bashku, që nga fëmijëria e deri te bashkëpunimet për shtëpitë e mëdha të modës.

"Është dita e Gigi-t. Të gjithë thonë 'gëzuar 30 vjetorin'", ka shkruar Bella Hadid në mbishkrimin shoqërues të postimit të saj. 

EMISIONET