Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Shkoja në psikoterapi...
Pas ndarjes nga i dashuri i saj i mëparshëm Keyan Safyari, Bebe Rexha ka bërë “shumë psikoterapi” dhe ka punuar për t’u fokusuar në “gjërat që e më bënë atë të lumtur” dhe ndihet e sigurt dhe gati për të vallëzuar.
Këngëtarja dhe kantautoria e nominuar disa herë për çmimin “Grammy” e ka publikuar këngën e saj më të re “Chase It (Mmm Da Da Da)” të premten, më 17 maj, dhe kjo këngë me energji të lartë shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës – pak më pak se një vit pas daljes në treg të albumit të saj të tretë “Bebe”.
Bebe Rexha: “Pata një ndarje dhe mendoj se të bëja pushim për mua do të ishte shumë e vështirë. Unë thjesht u hodha në muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet”.