'Bashkëpunimi me të ishte sfidë', Çfarë paska ndodhur mes Romir Zallës dhe Gent Zenelaj?

Romir Zalla ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka lënë të kuptohet që gjërat mes tij dhe aktorit Gent Zenelaj nuk shkojnë aq mirë pasi vunë në skenë shfaqen e 'Don Kishotit'. 

Ester Bylyku: Me cilin nga aktorët bashkëpunimi, ka qenë një sfidë e vërtete?

Romir Zalla: Unë do të përmend bashkëpunimin me Gentian Zelenaj. Siç shkon çdo gjë në Shqipëri, në momentin që një gjë është shumë e suksesshme, atëherë ne biem m'sysh dhe e prishim.

Ester Bylyku: Patët kontradita me njëri-tjetrin?

Romir Zalla: Më mirë mos të t`i them se duhet një natë e gjatë pranë oxhakut për të t`i thënë. Në momentin që një gjë ka sukses, pikërisht në atë moment ndodh diçka, fillon prishet zinxhiri, diku ka një hatërmbetje, dikujt s`i pëlqen një gjë, dikush tërhiqet me marifet dhe gjëja prishet.

EMISIONET