Banorët e rinj gjejnë unazën me diamantë poshtë qilimit, ia kthejnë pronarëve të vjetër
Një burrë nga Alabama arriti të gjente pas 30 vitesh unazën me diamantë të humbur të martesës. Ishin banorët e rinj të shtëpisë së tij që e kishin gjetur teksa hiqnin qilimin e vjetër.
Qilimi ishte vendosur në shtëpi në 1990 dhe prej atëherë nuk ishte lëvizur.
Historia u tregua nga agjenti i cili kishte shitur shtëpinë. Çifti kishte humbur unazën gjatë kohës së rikonstruksionit të tapetit dhe që prej atëherë nuk e kishin parë më.
“Tani është kthyer te Greens dhe ata kanë këtë këtë trashëgimi të paçmuar”, ka shkruar Justin Dyar i Lake Homes Realty në facebook.