Babai i Jozit ka dy fjalë për prindërit e Loredanës

Babai i Jozit ka dy fjalë për prindërit e Loredanës

Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar së fundmi e djalit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Zoti Marku fillimisht është shprehur se loja e parë e Jozit ka qenë e ashpër dhe e gabuar, por me rikthimin në shtëpi ka treguar Jozin e vërtetë.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe debatet e banorit me Rozanën dhe Gjestin.

Babai i banorit ka folur edhe për raportin e Jozit me Loredanën. Sipas tij, dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

“Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë. Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij.

Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situatave brenda në shtëpi.

Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë.

Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme.

Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat”.

Babai i Jozit ka dy fjalë për prindërit e Loredanës

EMISIONET