Atdheu publikon mesazhet romantike. Kërkon të ngacmojë Beatrix, i shpall 'luftë' Donaldit: 'Të fitojë më i miri'
Atdhe Xharavina publikon mesazhet romantike, kërkon të ngacmojë Beatrix, i shpall 'luftë' Donaldit: 'Të fitojë më i miri'
Një nga personazhet që shkakton gjithnjë zhurmë në show bizin shqiptar, Atdhe Xharavina do të jetë i ftuar këtë mbrëmje në emisionin 'Glamour Zone', ku përballë moderatores Ester Bylyku i ka shpallur sfidë të hapur Donald Veshaj.
Atdheu ka kërkuar të flirtojë me Beatrix Ramosaj, madje i ka dhënë një përgjigje Donald Veshaj: 'Le të fitojë më i miri'.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka publikuar dhe mesazhet me Borën, duke çuditur Ester Bylykun, e cila thotë: 'Wow, mesazhe me zemra'. Shikon videon.