Astronomët: Galaktikat bëhen më kaotike teksa plaken, mosha është forca që ndryshon mënyrën se si yjet lëvizin

Astronomët: Galaktikat bëhen më kaotike teksa plaken, mosha

Mosha është forca lëvizëse që ndryshon mënyrën se si yjet lëvizin nëpër galaktika, sipas një publikimi nga një ekip kërkimor ndërkombëtar, i udhëhequr nga Qendra Kërkimore 3D e Australisë ASTRO, në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society (MNRAS).

Galaktikat e fillojnë jetën e tyre në një model të organizuar, por lëvizja e yjeve të tyre është më e rastësishme. Deri tani shkencëtarët nuk ishin të sigurt se çfarë e shkaktonte këtë, ndoshta mjedisi apo masa e vetë galaktikës.

Studimi i ri zbulon se faktori më i rëndësishëm nuk është asnjëri prej tyre. Ajo tregon se tendenca e yjeve për të pasur lëvizje të rastësishme përcaktohet kryesisht nga mosha e galaktikës.

“Nëse gjeni një galaktikë të re, ajo do të rrotullohet në çdo mjedis ku është, ndërsa nëse gjeni një galaktikë të vjetër, do të ketë më shumë orbita të rastësishme, qoftë në një mjedis të dendur apo në vakum”, thekson autori i parë, një profesor në Universitetin e Sidneit, Scott Croom.

Krahasimi i një galaktike të re (lart) dhe një galaktike më të vjetër (poshtë) të vëzhguar në sondazh. Në të majtë janë imazhet optike nga teleskopi Subaru, në mes hartat e shpejtësisë rrotulluese (blu kur vjen drejt nesh dhe e kuqe kur largohemi nga ne), ndërsa në të djathtë janë hartat që matin shpejtësi të rastësishme (ngjyrat më të kuqe për shpejtësi më të lartë të rastit).

Të dyja galaktikat kanë të njëjtën masë totale. Galaktika e sipërme ka një moshë mesatare prej 2 miliardë vjetësh, rrotullim të lartë dhe lëvizje të ulët të rastësishme. Galaktika e poshtme ka një moshë mesatare prej 12.5 miliardë vjetësh, rrotullim më të ngadaltë dhe lëvizje shumë më të rastësishme.

Autori i dytë Jesse van de Sant shpjegon se puna e mëparshme që sugjeronte mjedisin ose masën si faktorë më të rëndësishëm nuk është domosdoshmërisht e gabuar. Galaktikat e reja janë super-prodhues të prodhimit të yjeve, ndërsa në galaktikat e vjetra formimi i yjeve pushon.

“Ne e dimë se mosha ndikohet nga mjedisi. Nëse një galaktikë bie në një mjedis të dendur, ajo do të priret të ndalojë së formuari yje. Kështu, galaktikat në mjedise më të dendura janë mesatarisht më të vjetra”, thotë ai, duke shtuar: “Analiza jonë nxjerr në pah se nuk është të jetuarit në mjedise të dendura që redukton rrotullimin e tyre, por fakti që ato janë më të vjetra”.

EMISIONET