“As më intereson Egli, vuaj për...”/ Aldo-Gjestit: Nuk iki nga shtëpia pa të gjetur dashnore (VIDEO)

“As më intereson Egli, vuaj për...”/ Aldo-Gjestit: Nuk iki

Aldo dhe Gjesti kanë patur një debat ditën e sotme me njëri-tjetrin. Aldo duket se ka vendosur që të përdorë fjalën që këngëtari ka thënë një ditë më parë që ‘do gjejë dashnore në shtëpinë e Big Brother VIP 4’.

Gjesti u shpjegoi dje banorëve se e kishte fjalën ‘për të dashur’ por ‘dashnore thonë në Kosovë’. Nga ana tjetër disa banorë i thanë se në Shqipëri nuk ka atë konotacion.

Teksa po kalonte pranë Aldon, Gjesti përmend emrin e Livias dhe më pas thotë “jam duke vuajtur për ish-in”. Ndërkohë ai e pyet: “Për Eglin?”.

“Jo, për ish-in, ça Egli, as më intereson për Eglin “, ia pret Gjesti për të ngacmuar Aldon dhe Egli që ishte para Gjestit po buzëqeshte.

Më pas Aldo i drejtohet duke thënë: “Do ta gjej unë atë dashnoren, ta gjen xhaxhi se je i vogël”. Por Gjesti i kundërpërgjigjet se ‘t’a gjejë për vete ai meqenëse i një i iku’.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Ej jam duke vuajtur për ish-in

Aldo: Për Egli?

Gjesti: Jo, për ish-in, ça Egli, as më intereson për Eglin

Aldo: Unë do të bëj kërkesë te Vëllai i Madh që të mos e vendosë më atë këngën, mos të bëjë gabim

Gjesti: Ishalla s’po e vendosin sërish se shkoj e kapna me zor Livian, ‘kam pëlqim’

Aldo: Do ta gjej unë atë dashnoren, ta gjen xhaxhi se je i vogël

Gjesti: Gjeje. Je dashuruar në mua

Aldo: Nuk iki pa të gjetur dashnore

Gjesti: Gjeje njëherë për vete se ty të ka ikur ajo

Aldo: Unë se kërkoj, ti e ke kërkuar

Gjesti: Njëherë e gjen për vete, kur t’a gjesh

Aldo: E ke kërkuar ti, a ke thënë ‘dua dashnore me bërë puçi, puçi’, o sa i vogël je ti

Gjesti: Po dua, por jo fals, vërtetë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

EMISIONET