“Artistët e tjera po sillen si ty”, Dafina Zeqirin nuk e kopjojnë vetëm në veshje por edhe në...
Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.
Teksa është ‘ngacmuar’ te kjo e fundit se po kopjohet nga artistët e tjerë, jo vetëm në veshje por edhe në kërcim, Dafina ne shaka tha se po bëjnë diçka shumë të rëndësishme në jetën e vet.
Ndër të tjera ajo tha se në Shqipëri ka shumë talente.
“Më pëlqen shumë, se po marrin një hap shumë të mirë në jetën e vet. Mua më pëlqen vallëzimi shumë. Unë edhe si fëmijë, kam aktruar, vallëzuar, kam bërë koreografi. Kur ka njerëz që inspirohen ndaj lëvizjeve të mia mua më pëlqen. Në Shqiptari kemi shumë talente.”- tha ajo.