Arrihet marrëveshja Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë edhe në Tiranë

Arrihet marrëveshja Sunny Hill Festival  do të mbahet edhe në

Polemikat më shumë se një javore mbi transferimin nga Prishtina në Tiranë të festivalit Sunny Hill të organizuar nga babai i Dua Lipës duket se kanë marrë fund.

Në një deklaratë të përbashkët të Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival, njoftohet se eventi do të mbahet në të dy kryeqytetet.

Konkretisht, sipas njoftimit, Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival duket se kanë gjetur rrugën e përbashkët dhe kanë vendosur të bashkojnë forcat për një edicion të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Njoftimi thekson se Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetëm, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Autoritetet e Prishtinës premtojnë se pas këtij viti, do të caktojnë lokacionin e përhershëm të festivalit.

“Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, theksohet në deklaratë.

Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bëjnë me dije se për këtë vit kanë përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Autoritetet e Prishtinës, theksojnë se në frymën e bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Ky është edicioni i dytë i këtij festivali i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Më 15 qershor vetë themeluesi dhe organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, njoftoi se eventi do të mbahej në gusht në Tiranë dhe se për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë, u vendos që organizimi të zhvendoset në Tiranë.


Deklaratë e Ministrisë së Kulturës e Kosovës:

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

EMISIONET