Pas Justin Timberlake arrestohet edhe Travis Scott, del FOTOJA e tij nga burgu

Pas Justin Timberlake arrestohet edhe Travis Scott, del FOTOJA e tij nga burgu

Reperi i njohur Travis Scott është arrestuar në Miami pasi u kap në gjendje të dehur në publik. Reperi 33-vjeçar dyshohet se ishte shkaktari i një konflikti dhe shqetësimi publik në një varkë në Marina në Miami Beach.

Arsyeja kryesore e arrestimit të tij përveç dehjes dhe sjelljeve të papërshtatshme, ishte edhe refuzimi i vazhdueshëm për tu larguar nga varka.

“Ai ishte i dehur duke shkaktuar shqetësim, ju kërkua të largohej disa herë por nuk e bëri, u desh të ndërhynim.” thanë oficerët e Departamentit të Policisë së Miami Beach

Arrestimi i Travis Scott vjen pak para fillimit të turneut të tij ndërkombëtar në stadiumin Circus Maximus javën e ardhshme. Turneu fillon më 28 qershor në Gelre Dome në Arnhem, Holandë.

Pas Justin Timberlake arrestohet edhe Travis Scott, del FOTOJA e tij nga burgu

EMISIONET