Arrestohet personazhi i famshëm i "Tik Tokut", VIDEO ku Altin Çoku tregon historinë e fotos intime me vajzën qe u vetëvra

Ky është Atin Çoku persnazh i njohur në rrjete sociale për meme të shumta. Së fundmi në internet u shpërnda gjerësisht një foto e tij me një vajzë. 27 vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt dhe dyshohet se shkak ishte publikimi i fotos së saj me 39-vjeçarin Çoku.  

Njoftimi i Policisë:

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën "Teuta", ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

- A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet personazhi i famshëm i "Tik Tokut", VIDEO ku Altin

altin coku

EMISIONET