Armando Kllogjeri flet për marrëdhënien që ka me Luizin: Nuk mendoj se...

Armando Kllogjeri flet për marrëdhënien që ka me Luizin: Nuk

Armaldo Kllogjeri ka folur së fundmi mbi përvojën e tij në BBV, teksa është ndalur edhe te raporti me fituesin e BBV2, Luiz Ejllin.

Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, ai tha se nuk flasin me njëri tjetrin dhe nuk mendon se do flasin për një kohë të gjatë.

Një pjesë nga intervista:

Orinda Huta: Kur shikon që ti je pjesë e portaleve shpeshherë dhe vazhdon akoma, sidomos kur ke përballje me fituesin, Luizin. Si ndihesh? Flisni bashkë?

Armaldo Kllogjeri: Jo, nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë.

Orinda Huta: Përse thua për një kohë të gjatë?

Armaldo Kllogjeri: Po sepse, unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën.

Orinda Huta: E pe filmin e tij?

Armaldo Kllogjeri: Po e pashë.

Armaldo Kllogjeri: Filmi më pëlqeu, film i bukur.

EMISIONET