"Aman na e rregullo të bëjmë letrat" Ija e Besit po bën namin me çunat e Londrës

Humoristi i njohur shqiptar, Bes Kallaku ka folur në studion e "Why?Not" në RTV Ora  edhe për gjyshen e tij, Ijen, të cilën e njohim të gjithë për batutat e saj.

Bes Kallaku tha në formë batute se Ija tashmë  është shumë e kërkuar nga çunat e Londrës, pasi ajo ka dokumentacione angleze.

Bes Kallaku: Ija është bërë me letra në Londër. Çunat duan të martohen me Ijen për letra. Çunat që shkojnë në Londër nga Shqipëria pa letra duan të martohen me Ijen.  Aman na rregullo Ijen të bëjmë letrat, thonë.

Emisioni "Why Not" nisi sezonin e pestë  mbrëmjen e së shtunës në ekranin e RTV Ora nën moderimin e Roza Latit.

Na ndiqni çdo të shtunë, ora 21:00 në RTV Ora.

EMISIONET