Alketa Gashi Fazliu: Rrëfimi i saj për median, poezinë dhe marrëdhënien me bashkëshortin

E ftuar në “Jeto me Orën”, në RTV Ora, gazetarja dhe poetja e njohur kosovare Alketa Gashi Fazliu foli për jetën mes gazetarisë dhe poezisë. Ajo rrëfeu për kohën kur ka bërë daljet e para në media dhe  për pasionin ndaj poezisë, për të cilin tha se e ka që prej  kohës kur ka nisur të njohë shkronjat.

"Televizoni me vitet duket sikur të shteron, por mua më ka dhënë një kënaqësi dhe energji të pashpjegueshme", tha ajo.

Alketa Gashi Fazliu: Në gazetari nuk kam ardhur rastësisht, ndoshta si fëmijë i vogël jam përpjekur të imitoj prezantuesit e mëdhenj që shihja në televizor. Menjëherë pas përfundimit të luftës unë shkova në radio “Prizreni”, isha fëmija i parë në media në atë kohë. Që prej atëherë nuk ndalova kurrë. Gazetaria erdhi si një ëndërr fëminore, që u zhvillua më pas, paçka se jam shkolluar tjetër drejtim , kam mbaruar studimet në “Shkenca politike” dhe kandidate për doktorante në “Diplomaci”. Por gazetaria është brumosur si të thuash tanimë tek unë dhe jam e lidhur me të shumë fort. Në television kam dalë për herë të parë në vitin 2000. Televizoni me vitet duket sikur të shteron, por mua më ka dhënë një kënaqësi dhe energji të pashpjegueshme.Nuk e imagjinoj dot veten pa ekranin.

Sa i përket pasionit për shkrimin dhe poezinë ajo tha se ka ardhur që në moshë të vogël kur ka mësuar shkronjat e para.

Alketa Gashi Fazliu: Edhe pasioni për shkrimin dhe poezinë ka ardhur që në moshë të vogël. Kur mësova shkronjat e para,nisa dhe shkrimet e para. Kur isha vetëm 11 vjeçe kam botuar librin tim të parë. Nxitëse gjithmonë ka qenë mami im. Shkrimet e mia në fakt kalojnë në disa filtra para se të botohen, shkojnë me standarde  evropiane dhe jo shumë ballkanike, duhet të kalojë në disa mendime për të nxjerrë diçka të bukur. Bashkëshorti është i pari që i lexon, studiuesit padyshim.

Gjithashtu ajo foli dhe për marrëdhënien me bashkëshortin.

“Secila histori dashurie është e bukur dhe ka të veçantat e saj, por kjo e jona ka diçka më specifike sepse u fillua të rrëfehej pas dy dekadash jetë bashkë. Tani ne jemi në atë stadin ku mund të themi se e kemi ngrënë një thes kripë bashkë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin", tha ajo.

Alketa Gashi Fazliu: Rrëfimi i saj për median, poezinë dhe

EMISIONET