Alergjitë e stinës, ja cilat janë më agresivet

Ardhja e stinës së pranverës për disa persona është një makth i vërtet, për shkak të polenit të cilat mund të shfaqin reaksione alergjike te po ato persona. Nxitësi kryesor i alergjive pranverore është poleni. Shpesh, stina e pranverës, sjell me vete rrufën stinore, viruset dhe alergjitë. Reaksionet alergjike ndaj polenit janë rritur si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi në disa vende në mbarë botën, gjatë dekadave të fundit.

Një numër në rritje i kërkimeve tregon se temperaturat më të ngrohta dhe nivelet më të larta të dioksidit të karbonit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po ndryshojnë stinët e lulëzimit në mbarë botën, duke zgjatur stinët e polenit dhe duke rritur sasinë e polenit në ajër.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” alergologia Eris Mësonjësi tregoi më shumë për rreziqet dhe se si ta kalojmë këtë alergji stinore.

Eris Mësonjësi: Disa simptomat janë teshtimat, rrufat alergjike, djegie qiellze, kruajtje e hundës, syve dhe veshëve. Kto janë disa nga simptomat që i bëjnë persona të ndryshëm të kuptojnë që po bien pre e alergjive stinore. Një gjë e rëndësishme për tu theksuar është se tani vetë pacientët sidomos prindërit e fëmijëve janë ndërgjegjësuar dhe kanë filluar që ti ndjekin fëmijët e tyre  me mjekët përkatës.

Ajo që doktoresha sugjeron është që për këtë sëmundje duhet të përdorim sa më pak medikamente, pasi mjekimet sot për sot nuk shërojnë por thjesht parandalojnë simptomat.

Eris Mësonjësi: Nëse do flasim për astmën bronkiale, duhet të ndërmeren mjekime të forta pasi është një lloj alergjie respiratore që ndikon në pengimin e rrugëve të frymëmarrjes. Disa ushqime që shkaktojnë alergji janë proteinat si: veza , qumështi dhe frutat e thata.  E keqja e alergjisë ushqimore është se nuk mund të zhduket. Sëmundjet alergjike mendohet se shkaktohen edhe nga qëndrimi brenda në shtëpi për një periudhë të gjatë kohore.

Disa nga simptomat e alergjisë ushqimore janë diaretë , pullat e kuqe në lëlurë etj. Në të tilla raste pacienti duhet të mbahet nën vëzhgim nga mjekët, tha ajo.

Madje doktoresha rekomandon që të mbajmë mjekimet urgjente në ambjentet e shtëpisë.

Eris Mësonjësi: Nëse pacienti udhëton më makinë duhet ti mbajë dritaret mbyllur, rrobat nuk duhet të mbahen në dhomën e gjumit pasi është kthyer, nëse jemi alergjikë nga pluhuri duhet të kemi higjenë shumë të lartë, si dhe nuk duhet të mbajmë libra dhe lodra pellushi.  

EMISIONET