Aleancë me Julin? Rike: Kam qenë femra e parë që i kam qëndruar afër
Rike Roçi, tashmë një ish-konkurrente e “Big Brother Vip” ka qenë sot e ftuar në “Fan Club” ku është përballur me disa pyetje lidhur me lojën e saj dhe të banorëve, si dhe aleancat.
Rike pretendon se nuk ka patur aleancë me askënd madje as me Julin, të cilën e kemi parë shumë të afërr gjatë qëndrimit në shtëpi. Ajo ndër të tjera u shpreh se banorët stisin debate për të qenë në qendër të vëmendjes, përjashtuar këtu Gracianon.
Pjesë nga intervista:
Enxhi: Ndërkohë Romeo ka thënë edhe diçka të tipit që, ti ke patur aleancë me Julin në fillim, ndoshta më pas ka ndryshuar. Ke patur aleancë me Julin apo jo?
Rike: Unë kam qenë gjithmonë vetëm. Nga dita e parë që kam hyrë në të shtëpi deri në momentin e fundit. Rrija me njerëzit që ndonjëherë ndanim të njëjtat mendime patjetër por ndonjëherë kundër. Kam qenë femra e parë që kam qëndruar afër Jul Dedës dhe kurrë s’jam bërë aleatja e tij apo të krijoja një grup.
Kam sedër dhe unë nuk mund të bëhem hija e askujt. Kam dashur të jem vetëm dhe t’i bëj ballë vetëm m të gjitha debateve pa mbështetjen e njeriu
Enxhi: Kush janë banorët që bëjnë skema në shtëpi?
Rike: Të gjithë skema aty përveç Gracianos. Mendoj se është i vërtetë. Të tjerët bëjnë debate të stisura, kastile, gjejnë çdo arsye për debat. Pra nëse ti ke konsideratë për ata duhet t’i ofendosh. Nëse nuk bën debat për ata, i lëndon. Pra e kundërta që ndodh në jetën reale dhe e kundërta që ndodh në një reality-show.