Akuza për tradhti me gruan e mikut të tij, vjen reagimi i Musk: Gjepura! Mbrëmë ishim në një festë sëbashku

Akuza për tradhti me gruan e mikut të tij, vjen reagimi i Musk:

Pronari i Tesla-s, Elon Musk, ka mohuar të ketë një lidhje me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Komentet e Musk erdhën pasi Wall Street Journal raportoi se miqësia e tij me Brin kishte përfunduar për shkak të lidhjes së supozuar më bashkëshorten e tij.

Duke iu përgjigjur kësaj në një postim në Twitter, Musk iu referua raportit si gjepura.

Musk vazhdoi duke thënë se ai është ende mik me Brin dhe se ata ishin "në një festë së bashku mbrëmë."

Duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, Wall Street Journal tha se Musk kishte qenë i angazhuar në një lidhje të shkurtër në fund të vitit të kaluar me Shanahan.

Kjo e shtyu Brin të paraqiste kërkesë për divorc në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund miqësisë së gjatë mes dy miliarderëve të profilit të lartë të teknologjisë, tha gjithashtu gazeta.

Akuza për tradhti me gruan e mikut të tij, vjen reagimi i Musk:

EMISIONET