Aktori me famë ndërkombëtare i bashkohet serialit H.O.T

Aktori me famë ndërkombëtare i bashkohet serialit H.O.T

I ftuar në emisionin "Impact" në Rtv Ora News, Ermal Mamaqi ka zbuluar se serialit do i bashkohet një nga aktorët më të njohur, fama e të cilit ka kaluar territorin shqiptar.

"Xhirimet fillojnë në janar dhe besoj në mars do jetë gati për transmetim. Do jemi përsëri në TV Klan. Në kast do kemi hyrje të reja nga të cilët mund të përmend Zamira Kitën dhe Nik Xhelilajn", tha Ermali.

Seriali "H.O.T" me producent Ermal Mamaqin dhe Dritan Huqi, skenari me autore Klaudia Brahimajn dhe regjisor Bjordi Mezinin do të rikthehet së shpejti në ekran me sezonin e tij të dytë.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:

Aktori me famë ndërkombëtare i bashkohet serialit H.O.T

EMISIONET