Aktori francez përballë akuzave! Prokurori i Parisit: Gérard Depardieu ka abuzuar në dy raste gjatë xhirimeve

Aktori francez Gérard Depardieu (Depardjë) do të vijojë betejën përballë drejtësisë pas akuzave të ngritura për të për ngacmime seksuale. Zyra e prokurorit të Parisit dyshon se 76-vjeçari ngacmonte koleget gra gjatë xhirimeve dhe në dy raste edhe ka abuzuar.

Aktori francez përballë akuzave! Prokurori i Parisit: Gérard

Gjyqi i Gérard Depardieu (Depardjë), i cili është akuzuar për sulm seksual ndaj dy grave në një film në vitin 2021, do të rifillojë pas një vonese pesë-mujore për shkak të shëndetit të dobët të aktorit francez.

76-vjeçari përballet me akuzat se ka sulmuar gratë gjatë xhirimeve të "Les Volets Verts" (Le vul e ver) dhe "The Green Shutters"(shatërs).

Depardieu u akuzua në të dyja rastet për përdorimin e dhunës, dhe kërcënimit. Sipas zyrës së prokurorit të Parisit në sulmet e supozuara ai i bllokonte viktimat mes këmbëve duke i prekur të pasmet, organet gjenitale dhe gjoksin mbi veshjet që ato kishin. 

Depardieu ka mohuar çdo keq bërje. Avokati i tij, Jérémie Assous, (Zheremi asus) tha se klienti i tij i kundërshton kategorikisht faktet dhe thotë se akuzat janë të rreme.

"Asnjëherë, absolutisht kurrë, nuk kam abuzuar me një grua," shkroi ai në një letër të botuar në gazetën franceze Le Figaro në tetor 2023. "Të lëndoja një grua do të ishte si të shkelmoja nënën time në stomak," tha aktori asokohe.

Me më shumë se 240 filma mbi supe, Depardieu është një nga aktorët më të famshëm të Francës. Ndërkombëtarisht, ai njihet për rolet e tij në filma si "Green Card", "The Man in the Iron Mask" dhe "Life of Pi"(paj). Ai gjithashtu u nominua për një Oscar në 1991 për rolin e tij në "Cyrano de Bergerac"(Sihano dë berzhërak).

EMISIONET