Aktori britanik mbyll spekulimet: Pse Idris Elba nuk e sheh veten si James Bond!

Aktori britanik mbyll spekulimet: Pse Idris Elba nuk e sheh veten si James Bond!

Idris Elba ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për të ardhmen e personazhit legjendar James Bond, duke deklaruar se nuk e konsideron “realiste” mundësinë që një aktor me ngjyrë të interpretojë rolin e famshëm të agjentit 007.

Në një intervistë për British GQ, aktori britanik u shpreh se James Bond është një karakter i ndërtuar në një mënyrë të caktuar dhe se ndryshime të mëdha në identitetin e tij nuk përputhen domosdoshmërisht me pritshmëritë e publikut global.

“James Bond është shkruar siç është shkruar për një arsye. Por unë e marr si kompliment që përmendem për këtë rol,” tha Elba.

Sipas tij, disa tregje ndërkombëtare nuk do ta pranonin lehtësisht një ndryshim të tillë, ndërsa theksoi se personazhi duhet të ruajë identitetin që e ka bërë të njohur për dekada.

“Bond është një karakter jorealist dhe nuk ka nevojë të përshtatet me ‘woke’ apo trende të reja, por të ruajë identitetin e tij origjinal,” u shpreh aktori.

Elba kujtoi gjithashtu se në të kaluarën kishte qenë më i hapur ndaj mundësisë për të interpretuar rolin e agjentit britanik, por më vonë ndryshoi qëndrim për shkak të debateve dhe reagimeve të shumta që u fokusuan te çështjet racore dhe jo te aftësitë e tij si aktor.

Për vite me radhë, emri i Idris Elbës ka qenë mes favoritëve të publikut për të pasuar Daniel Craig në rolin e James Bond. Megjithatë, pas largimit të Craig nga seria, producentët ende nuk kanë shpallur se kush do të jetë aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit më të famshëm të kinemasë.

EMISIONET