Adriana Lima, “muza” e Botërorit të Brazilit, e panjohur në stadiumet e Katarit!
Në vitin 2014, kur Brazili organizoi Kupën e Botës, Adriana Lima ishte "muza" e ngjarjes dhe ndoshta kishte më shumë vëmendje sesa vetë futbollistët e saj.
Modelja e mrekullueshme nga Brazili promovoi Kupën e Botës të vendit të saj kudo dhe grumbulloi miliona.
Adriana Lima, e lindur në vitin 1981 në Brazil, që në moshë të re kishte një tërheqje ndaj sportit, por pasi ndoqi karrierën si supermodele, u kufizua vetëm në mbështetjen e ekipeve kombëtare të vendit të saj.
Lima për vite të tëra ishte e martuar me basketbollistin serb Marko Jaric dhe kanë dy vajza.
Më pas u divorcuan dhe ajo u martua me Andre Lemmers.
Në fillim të shtatorit 2022 ajo solli në jetë fëmijën e saj të tretë, i cili është edhe djali i saj i parë.
Brazilianja e cila ishte një nga engjëjt më të njohur të Victoria's Secret aktualisht ndodhet në Katar dhe po shikon Kupën e Botës me vajzat e saj duke dashur të shohë Brazilin të fitojë trofeun e tyre të 6-të.
Ajo u shfaq në tribuna në ndeshjet e Brazilit dhe Zvicrës dhe nuk njihet.
Ajo nuk e ka humbur peshën e shtatzënisë dhe nëse kërkoni foto të saj në rrjetet sociale vështirë se do ta njihni nëse nuk e keni parë kohët e fundit.
Lima në Katar shoqërohet nga dy mikeshat e saj serbe.