A përbën problem fakti që jo çdo njeri ka një zë të brendshëm?
A ke ti një zë të brendshëm? 1 në 10 njerëz nuk e kanë dhe kjo mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të mbajtur mend shumë gjëra. Në të kaluarën, mendohej se fjalimi i brendshëm ishte një përvojë universale njerëzore.
Megjithatë, në vitet e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se jo të gjithë e kanë këtë monolog të brendshëm, me 5 deri në 10 për qind të njerëzve që u mungon ky zë.
Disa thonë se “mendojnë në imazhe” dhe më pas i “përkthejnë” fotografitë me fjalë kur duhet të thonë diçka me zë të lartë. Të tjerë e përshkruajnë trurin e tyre si ‘një kompjuter që funksionon mirë dhe thjesht nuk i përpunon mendimet verbalisht’. Dhe ata që thonë se diçka verbale po ndodh brenda kokës së tyre, zakonisht do ta përshkruajnë atë si fjalë pa zë.
Ky fenomen, i quajtur “anendofazi”- mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit zgjidhin problemet dhe ruajnë informacionin.
Në studime të kryera nga shkencëtarë, pjesëmarrësit pa zë të brendshëm e kishin dukshëm të vështirë memorizimin e fjalëve. Por, përveç vështirësisë për të “menduar me fjalë”, a ka anendofazia ndonjë rëndësi praktike për ata që e përjetojnë atë?
"Përgjigja e shkurtër është se ne thjesht nuk e dimë sepse sapo kemi filluar ta studiojmë atë," thotë neurologia daneze Nedergård. "Por ekziston një fushë ku ne dyshojmë se të kesh një zë të brendshëm luan një rol të dhe kjo është terapia; në terapinë e sjelljes të përdorur gjerësisht, ju duhet të identifikoni dhe ndryshoni modelet negative të mendimit dhe të pasurit një zë të brendshëm mund të të jetë shumë e rëndësishme në një proces të tillë”.
"Megjithatë, është ende e pasigurt nëse ndryshimet në përvojën e një zëri të brendshëm janë të lidhura me mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj llojeve të ndryshme të terapisë”, vijoi Nedergård.