A bëhet seks pas të 65-ve? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

A bëhet seks pas të 65-ve? Ja çfarë këshillojnë

Marrëdhënia seksuale  është një “provë” për të moshuarit, pasi shumë e konsiderojnë tabu të diskutojnë për të. Për këtë arsye një artikull në "New York Times" trajton temën rreth seksit dhe pleqërisë.

Në artikull shkruhet se të moshuarit duan të bëjnë seks sërish, por u mungon informacioni dhe udhëzimet e duhura, pasi kjo çështje konsiderohet tabu.   

Seksi dhe “paradokset” në pleqëri

Frekuenca e marrëdhënies seksuale zvogëlohet me rritjen e moshës, ndërsa hormonet ulen. Estrogjeni ulet  tek gratë duke rezultuar në thatësi vaginale dhe dhimbje të mëvonshme. Ndërkohë mungesa e testosteronit sjell probleme me ereksionin tek burrat.

Prandaj, akti seksual dhe gjithçka që i paraprin duhet të ndjekë ndryshimin e trupit dhe të përshtatet, duke shtuar imagjinatën, kontaktin, komunikimin dhe veçanërisht adoptimin e teknikave të reja që përfshijnë më shumë prekje, puthje, masazh erotik, seks oral dhe ndihmesat seksuale. Të gjitha këto duhen diskutuar me një person specialist në këtë fushë.

Njohja me kontaktin dhe mjetet ndihmëse

Në rastin e partnerëve afatgjatë, pleqëria kthehet sërish në një udhëtim zbulimi për trupin e ri që sjellin vitet. Prekjet, përqafimet, përkëdheljet mund të përmirësojnë paralojën dhe, sipas ekspertëve, edhe vetëkënaqësia e ndërsjellë mund të rrisë disponimin seksual.

Siç pretendon feministja, Betty Dodson, ne (pra vetja jonë) do të mbetemi partnerja më e qëndrueshme e dashurisë në të gjithë jetën tonë.

Po ashtu duhen marrë parasysh përdorimi i ndihmesave dhe ilaçeve erotike, nga pilulat e ereksionit deri te kremrat për lubrifikimin vaginal.

Sipas një studimi me më shumë se 3000 pjesëmarrës të botuar në vitin 2007 në New England Journal of Medicine, seksi është në rënie me kalimin e viteve.

Nga 73% në moshën 57-64 vjeç që raportuan të paktën një marrëdhënie seksuale në vitin e kaluar, përqindja u ul në 53% për grupmoshën 65-74 vjeç dhe në 26% në 75-85 vjeç. Megjithatë, studimi tregoi se një në katër nga 26% kishin kryer marrëdhënie seksuale një herë ose më shumë se një herë në javë.

Prandaj ekspertët thonë se nuk ka moshë të duhur për seks, gjithmonë nëse dy partnerët gëzojnë shëndet të mirë. Ajo që mungon është informacioni dhe adaptimi i teknikave të reja.

EMISIONET