15 vjeçari me koleksionin e makinave luksoze me vlerë 10 milion paund. Ja si i bleu

15 vjeçari me koleksionin e makinave luksoze me vlerë 10 milion

Bota është e mbushur me njerëz super të pasur që ekspozojnë dhe mburren me jetën e tyre të luksit, me vila e makina të shtrenjta mirëpo kur një gjë të tillë e bën një adoleshent vetëm 15 vjeç nuk është dhe aq e zakontë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Njihuni me 15 vjeçarin Donald Dougher që bën 20 mijë paund në muaj nga YouTube dhe ka një koleksion makinash me vlerë mbi 10 milion paund nga të cilat një Bugatti Chirron dhe një Ferrari.

Donald e nisi YouTube-in e tij në 2019 dhe tani numëron 600 mijë ndjekës ashtu si dhe qindra mijëra ndjekës në Instagram dhe TikTok. Videot e tij konsistojnë nga ato të veshjeve dhe përditshmërisë së tij, tek rrengjet dhe makinat e tij të shtrenjta.

15 vjeçari me koleksionin e makinave luksoze me vlerë 10 milion

Nga koleksioni i tij i makinave, Bugatti Chirron është për tu përmendur, pasi është ndër makinat më luksozenë të gjithë botën dhe me një prodhim serie të kufizuar nga Ans 110. Makina u krijua për të festuar 110 vjetorin e Bugatti-t dhe është dizajnuar me ngjyrat e flamurit francez dhe ka një vlerë prej 3.3 milion paund.

Një tjetër makinë në koleksionin e Donald-it është Ferrari La Ferrari me një vlerë 1.1 milion paund, një model hibrid me motorë elektrikë.

Makina të tjera luksoze që ai i ekspozon shpesh në rrjetet sociale janë Pagani Huayra Roadser me vlerë 2.3 milion paund, McLaren 570s e Rolls Royce Cullinan me vlerë 260 mijë paund.

15 vjeçari me origjinë nga Los Angelos, California në fakt është tepër i vogël për të pasur një patentë dhe nuk mund ti ngasë nëpër qytetet makinat, por kjo se ka ndaluar të krijojë koleksionin e tij të makinave luksoze që shumë kush mund ta kishin zili.

15 vjeçari me koleksionin e makinave luksoze me vlerë 10 milion

EMISIONET