10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Nga komedia me humor të zi "Landscapers" te drama kriminale "Aranyak" dhe te ribërja e serialit të famshëm "Sex and The City" në “And Just Like That” këto janë serialet që duhen parë patjetër këtë sezon festiv.

And Just Like That

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Ky serial rikthen fenomenin e viteve '90 dhe të fillim viteve 2000 në ekran. Carrie si një podcaster, Miranda një avokate e zonja dhe Charlotte si një prind me kohë të plotë nga “Sex and The City” janë rikthyer tanimë në të 50-at e tyre magjepsëse, ambicioze dhe gazmore si kurrë më parë.

A Very British Scandal

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

"A Very British Scandal" tregon historinë e divorcit famëkeq të Dukës dhe Dukeshës së Argyll. Historia e vitit 1963 zhvillohet në disa momente të rëndësishme gjatë së cilëve kur Margaret, Dukesha e Argyll-it, u akuzua publikisht për pabesi nga burri i saj i atëhershëm, ai zbuloi disa fotografi të saj në momente intime me burra të tjerë.

Landscapers

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Patricia dhe William Wycherley qëllohen për vdekje në shtëpinë e tyre dhe varrosen në kopshtin e tyre. Vrasësit e tyre, vajza e tyre dhe burri i saj, vodhën 245,000 £ nga paratë e tyre dhe për 15 vite I shpenzuan për relike të Hollivudit. Kjo është historia e vërtetë e “Landscapers”, një komedi e zezë e re me krim të vërtetë. Ky serial me katër episode ndjek çiftin në arrati, teksa ata ndahen për herë të parë në martesën e tyre dhe bëhen fokusi i një hetimi të madh policor.

Harlem

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

“Harlem” një komedi rreth katër mikeshave të mira,të katra në të 30-at e tyre dhe që jetojnë në një lagje të njohur të Nju Jorkut. Kjo është historia e një profesoreshe, një stilistje, një këngëtarje dhe një sipërmarrësje teknologjike, të cilat ende pas të 30-ve përpiqen të kuptojnë dashurinë, jetën dhe karrierën e tyre.

Aranyak

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Drama kriminale më e re hindi tregon historinë e një policeje shumë të talentuar, e cila teksa pret një mundësi për të shkëlqyer në jetën e saj përballet me rastin më të madh që duhet zgjidhur: një turist i humbur në pyll. Ajo detyrohet të punojë me një oficer nga qyteti dhe shpejt çështja bëhet shumë më serioze, pasi pylli zbulon një të vërtetë të rëndë.

Emily in Paris

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Fenomeni i pashpjegueshëm i mediave sociale rikthyehet me një sezon të dytë pikërisht në kohën e Krishtlindjeve. Sezoni i parë u kritikua nga francezët, dhe u quajt qesharak nga shumë njerëz,por në të njëjtën kohë u nominua për Emmy’s dhe Golden Globes. Në këtë sezon të ri Emily udhëton drejt jugut, ku pushon në Saint Tropez me shoqen Mindy.

The Book of Boba Fett

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Gjahtari i dhuratave Boba Fett kthehet në planetin e shkretëtirës së Tatoine së bashku me shokun e tij vrasës Fenec Shand dhe rimerr fronin që dikur kishte pushtuar Jabba. Megjithatë edhe pse Boba Fett është një gjahtar me shumë përvojë, ai nuk ka përvojë në drejtimin e një sindikate kriminale kështu që ndiqeni atë teksa përballet me gjithçka që vjen bashkë me fuqinë.

The Witcher

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Geralt of Rivia, një magjistar dhe vrasës i pavarur përbindësh rikthehet në sezonin e dytë të këtij seriali të suksesshëm të Netflix. Në këtë sezon të dytë Geralt duhet të mbajë të sigurt Princeshën Ciri, jo vetëm nga ata që mund t'i shkaktojnë dëm, por edhe nga vetja, ndërkohë që lufta shpërthen në të gjithë kontinentin.

With Love

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Ky serial i ri fokusohet te Lily dhe Jorge Diaz, vëlla e motër, të cilët janë në kërkim të njeriut të duhur për ta. Lily sapo është ndarë me të dashurin e saj kërkon dashurinë e vërtetë dhe më në fund Jorge ka gjetur një djalë të mirë për t'i prezantuar familjes. Seriali ka pesë episode një orëshe gjatë së cilave dyshja meksikano-amerikane kryqëzohen me njerëz të ndryshëm.

The Girl Before

10 seriale për t'u parë këtë dhjetor

Në këtë përshtatje të thrillerit psikologjik Jane kërkon një vend për të jetuar dhe nuk I reziston dot ofertës së Eduardit, pronarit dhe projektuesit të mjë shtëpie shumë elegante dhe minimaliste në Londër. Por jo gjithçka është ashtu siç duket dhe situate trazohet kur ajo ndeshet me të vërtetën për Emën. Kush është Ema? Zbulojeni gjatë dhjetorit duke ndjekur “The Girl Before”./tiranapost/ 

EMISIONET