Drogë në dasma/ Habit këngëtarja: S’i kam parë, por i dalloj nga sjelljet

E ftuar në edicionin “Ora Veriore” në RTV Ora, këngëtarja Rezarta Hoxhaj, e pyetur se nëse konsumohet drogë nëpër dasma, është shprehur se ajo konkretisht nuk ka parë, por që sipas saj konsumohet dhe këtë e ka dalluar nga sjelljet që bëjnë njerëzit.

Më tej shprehet se ajo asnjëherë nuk ka provuar lëndë narkotike.

"Nuk kam parë dikë konkretisht që ta konsumojë vetë  nuk e di se çfarë mund të japë ose si mund të ndihmojë ajo. Pavarësisht se se kam idenë si është unë them se adrenalinë më të fortë se ajo që përjetojmë ne nuk mund të ketë. E ndjej zemrën time shumë të fortë, kur rreh, ku ka muzikën, nuk di se çfarë adrenaline tjetër mund të kërkojë. Ka një pjesë të madhe që e konsumojnë, unë konkretisht me sytë e mi nuk e kam parë, por e kam parë nga mënyra se si janë sjellë. Por që nuk e kam provuar."

EMISIONET