"As gjynah dhe as superheronj", mos e quani aftësinë e kufizuar me këto shprehje

Drejtuese e Ojf-së “SË BASHKU” Suela Lala  në emisionin “Jeto me Orën në RTV ORA foli rreth projektit për të cilin po punojnë.

Suela tregoi  se projekti ka të bëjë me mënyrën si media u referohet personave me aftësi të kufizuar.

Suela Lala: Projekti ka të bëjë me mënyrën si media u referohet personave me aftësi të kufizuar. Fjalët formësojnë realitete të caktuara dhe kanë rëndësi mund të krijojnë steriotipe për një grup të caktua.  Me kohën është përmirësuar teknologjia. Ndodh që dëgjohet një fjalor që përpiqet ti bëjë si më të dobët. Për shembull termi ‘person me nevoja të  veçanta’ është i gabuar. Gjithmonë duhet të përdoret termi person. Ne kemi një mijë identitete përpara se të vëmë përcaktimin me ‘sindrom doën’ me ‘nevoja të veçanta’ të përdorim fjalën person.

Gjatë fjalës së saj Suela tha se personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të konsiderohen as si heronj as nuk duhet të shihen si gjynahi.

Suela Lala: Nëse dikush që sheh median dhe sheh që njerëzit me aftësi të kufizuara trajtohen si persona që janë me nevojë duke dhënë mesazhe të gabuara.  Gjithsecili prej nesh duhet trajtuar me dinjitet se kështu krijojmë shoqëri gjithëpërfshirëse.  Në shumë media theksi është se si shohin personat me aftësi të kufizuar si gjynah dhe që shoqërisë duhet ti vijë keq ndërkohë që shoqëria duhet të krijojë oportunitete. Ose kur trajtohen si superheronj. As mëshirë as mbivlerësim duhet të trajtohen si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë.  Duhet të shmanget diskursi ne dhe ata, jemi të gjithë njësoj. Diskursi i të ndarit është shumë i gabuar. Pjesa tjetër mënyra si i drejtohemi personave me aftësi të kufizuar.

EMISIONET