Lidh djalin në makinë me zinxhirin e qenit, arrestohet babai shqiptar

Lidh djalin në makinë me zinxhirin e qenit, arrestohet babai shqiptar

Policia e Casertas në Itali ka arrestuar një 54-vjeçar shqipta, i akuzuar për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit të tij 16-vjeçar, i cili në fillim të marsit dyshohet se ishte lidhur në kofanon e makinës me një zinxhir dhe ishte goditur me një shufër hekuri si ndëshkim pasi ishte shoqëruar me një shok që nuk pëlqehej nga i ati.

Ai e kishte tërhequr zvarrë në fshat, e kishte lidhur në makinë me një zinxhir qeni dhe e kishte goditur në kokë me një hekur, shkruan Ora News.

Pas hetimeve, të kryera nga policia, 54-vjeçari me iniciale X.R, u vu në pranga.

Ishte djali, 16 vjeç, i cili kishte ikur nga shtëpia disa ditë më parë dhe kishte kërkuar ndihmën e policisë. Me lotë në sy ai kishte treguar gjithçka që ishte detyruar të pësonte për shkak të babait të tij, i cili shpesh e sulmonte atë dhe gruan.

Ngacmimet, kërcënimet dhe rrahjet kishin vazhduar me vite dhe që nuk ishin raportuar kurrë nga frika e hakmarrjes.

Sipas mediave italiane, agjentët thirrën gruan e burrit në stacionin e policisë, e cila konfirmoi historinë e djalit të saj dhe shtoi detaje të tjera duke folur për dhunën që pësonte edhe ajo. Në disa raste, tha ajo, ajo ishte rrahur me një rrip, e tërhequr nga flokët dhe e hedhur në tokë; as atëherë burri nuk ishte ndalur, duke vazhduar ta godiste kudo me grushte dhe shkelma, përcjell Ora News.

EMISIONET