Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë nga koma dhe gjendja e tij është përmirësuar, thotë spitali i Berlinit.

Doktori thotë se ai po u përgjigjet stimujve verbalë.

Ekipi i Navalay pretendon se ai u helmua me urdhër të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili mohon përfshirjen në këtë ngjarje.

Mjekët gjermanë thonë se ai u helmua me një agjent nervor Novichok.

Të hënën spitali Charité në Berlin, shkroi në Twitter se Navalny po hiqej nga ventilimi mekanik.

Megjithatë, është shumë herët për të vlerësuar ndikimin afatgjatë të helmimit, shton spitali.