Deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në “Tempora”, ka zbuluar detaje nga letra e famshme që iu dërgua ambasadës amerikane para votimit në parlament të ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, edhe pse u pretendua se u vë nga opozita parlamentare, ajo është përpiluar nga Rilindja përmes Taulant Ballës.

“Para 30 korrikut, ka qenë seancë, data 29 korrik, dhe unë jam telefonuar nga një nga këta drjtuesit e grupeve parlamentare dhe më është thënë “a je dakord për lista të hapura, siç ke firmosur? Se do i dërgojmë një letër ambasadës amerikane dhe Bashkimit Europian”.

Këta kanë qenë bashkë në një tavolinë, jashtë parlamentit, se ishim në kohë pandemie, të Këshillit Politik dhe opozitës parlamentare, ka qenë edhe zoti Balla dhe letra është përpiluar nga Rilindja për t’ia dërguar ambasadores dhe kjo u përdor qëllimisht. Nëse këta donin, opozita e re që nguli këmbë për lista të hapura 100% se unë nuk e kam votuar në 30 korrik se nuk ishin listat e hapura 100%. Ishte më e mbyllur seç ishte. Kjo është një lojë e Rilindjes, përdorimi që I bëri Rama këtyre. I përdori dhe tashmë i hodhi për interesat e veta politike”, tha Maliqi.