Pas liderit të opozitës, edhe presidenti i Republikës Ilir Meta i përgjigjet tweet-it më të fundit të kryeministrit Edi Rama.

Teksa e quan “Profeti i Kokoshkave”, Meta i kërkon kryeministrit të lerë batutat bajate dhe të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit, që kreu i shtetit e quan historike.

Sipas Metës, shefin e pakicës, siç e etiketon ai Ramën, nuk ka forumë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.

Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta në reagimin e tij.