I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Marsel Lela u shpreh se deklarata e Papës ishte më shumë një akt dhembshurie, pasi në vitin 2013 shprehej kundër martesave gay.

Marsel Lela: Deklarata e Papës ishte më shumë një akt dhembshurie, pasi në vitin 2013 shprehej kundër martesave gay. Ajo frazë është shkëputur nga dokumentari nga një intervistë për një gazetari meksikane.

Në Amerikën Latine shumë të rinj me prirje gay dëbohen  nga shtëpia. Prandaj e ka bërë këtë deklarata, që t’i mbrojë.

Unë mendoj se gay-t kanë të drejtën e një familje, kanë të drejtën të mos dëbohen dhe të dhunohen. Por kjo martesat e tyre janë të ndaluara në Bibël, gjendet në të dyja Dhjatat.