Lejet e ndërtimit nuk ndalen, Tirana mban rekordin për pallatet e reja

Sektori i ndërtimit nuk njeh të ndalur.Vetëm në tre mujorin e katërt të vitit të shkuar, lejet e ndërtimit u rritën me  51 për qind.

Kryeqyteti zë 65% të këtij totali, me më shumë se 363 mijë metra katrorë, ndjekur më pas nga Durrësi me 56 mijë të tilla.

Sektori i ndërtimit është cilësuar shpesh si një lavatriçe e parave të pista dhe kjo gjë është konstatuar edhe nga organizatat e huaja.

Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vite janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Në harkun kohor të 12 muajve në Shqipëri janë dhënë 1.6 milionë metër katrorë sipërfaqe, 1.12 milionë prej të cilave i përkasin vetëm Tiranës për 313 leje të miratuara.

Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të 2020-s, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike arrin në 28,9 miliardë lekë.

EMISIONET