Legalizohet pallati pa leje në kryeqytet, Lame: "Lista e zezë" i vuri në rresht ndërtuesit

Legalizohet pallati pa leje në kryeqytet, Lame: "Lista e

Banorët e një tjetër pallati në kryeqytet, i "braktisur" nga ndërtuesi, morën sot në dorëzim lejet e legalizimit. Rasti i veçantë i objektit ishte se ishte ndërtim pa leje.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, foli për 381 pallate të formalizuara në rang vendi, ku për 46 prej tyre është mundësuar legalizimi falë bashkëpunimit të banorëve.

Lame tha se edhe e ashtuquajtura "lista e zezë" e hartuar nga Kadastra ka dhënë ndikim pozitiv duke i vënë në rresht ndërtuesit.

Lame: Jemi për dy grupe objektesh, legalizimet e zakonshme dhe legalizim i pallateve të braktisura nga pronarët.Ky pallati këtu që jemi sot për ta legalizuar është fare pa leje. Legalizimi i pallateve të braktisura ka filluar që në 2005, deri në 2017 mund të konsiderohet i pa realizuar. Pas dy vjetësh që është dhënë vendimi për legalizimin e pallateve të braktisura jemi në këto shifra. Janë 381 pallate të formalizuara në rang  republike me 1.663.000 metër katrorë ndërtim. Janë 14 mijë familje që kanë marrë dokumentin e  pronësissë përmes këtij procesi. Nga këto pallate, 46 janë legalizuar nga vetë banorët. Rasti i këtij pallati është nga këto.

Është pjesa ku po çalojmë dhe kërkojmë më tepër bashkëpunimin tuaj. Banorët të bëhen bashkë dhe të vinë për legalizim. Veç e veç nuk bëhet dot. Pallati më i vjetër i legalizuar nga këto është i vitit 1996, më të rejat janë të viteve 2014-2015. Ka qenë shumë e rëndësishme "lista e zezë", me të cilën trembëm në njëfarë mënyrë një pjesë të ndërtuesve duke u shkruar bashkive dhe duke u thënë mos u jepni leje të reja ndërtimi pa mbyllur procesin e pallateve të ndërtuara. Procesi i legalizimit të pallateve, fjalë ka kudo, ka edhe gjëra të vërteta, raste korrupsuioni dhe ndërhyrje. Por procesi i legalizimit të pallateve është nga më të pastrit nga problematikat e korrupsionit.

Vendi Lajme Sociale tirane pallati artan lame legalizimet

EMISIONET