Lefter Maliqi: LSI kthehet me fitoren e 3 mandateve në Berat

Lefter Maliqi u rikthye në LSI, shtëpinë e vjetër politike nën siglën e të cilës do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Beratit.

Përmes një postimi në facebook Maliqi thotë se "ekipi i LSI kthehet me fitoren e 3 mandateve që qarkun e Beratit."

" Ekipi i LSI-së kthehet me fitoren e 3 mandateve në qarkun Berat. Bashkë me doktor Benard Nonaj ,ish Kryetarin e Bashkisë Nesimin, kryetarin e LSI Avdylin dhe mbështetës në Skrapar, me doktor Tanin dhe mbështetës në Poliçan.

Kudo bashkim, mobilizim, shpresë, besim dhe optimizëm, për fitore në qarkun Berat dhe gjithë vendin. Fitorja është e sigurt dhe i përket vetëm shqiptarëve," ka shkruar Maliqi në postimin e tij.

Lexo edhe: Maliqi i bashkohet Kryemadhit: Në Berat LSI do marrë 3 mandate, opozita kthehet me fitore

Vendi Lajme lefter maliqi berat skrapar

EMISIONET