Mbrëmjen e sotme në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora me Besart Kadia është diskutuar për rritjen e pagave dhe premtimin e qeverisë për ta bërë pagën minimale 30 mijë lek në muaj.

Në studio kanë qenë të ftuar Gjergji Gjika, Mateo Spaho, Majlind Lazimi dhe Kastriot Sulka.

Majlind Lazimi: Debati mund të jetë edhe i tillë, nëpër botë ju e dini shumë mirë. Nuk ka pagë minimale mujore, ka pagë minimale për orë. Sepse nëse dikush punon 12 orë në ditë dhe paga minimale është 260 mijë lek (të vjetra), nuk ka sens me dikë që punon tetë orë dhe prap e ka 260 mijë lek (të vjetra).

Unë them që të hapim debat nëse duhet të kemi pagë minimale orare dhe a duhet të kemi mbështetje specifike për sektorët.