Largohet Xhesi Muçaj nga "Dy Botë", vendin e saj e ze modelja e njohur

Largohet Xhesi Muçaj nga "Dy Botë", vendin e saj e ze

Emisioni "2 Botë"  i cili prej pesë javësh ka mbërthyer pas ekranit të televizionit të Rtv Ora një audiencë mjaft të gjerë.

Gjatë gjithë këtyre puntatave kemi parë 12 konkurentë të cilët kanë sjellë lojëra të ndryshme të qeshura duke na larguar nga sado pak nga realiteti politik.

Me hijeshinë e tyre dhe profesionalizmin që i karakterizon dy prezantueset e njohura, Rudina Dembacaj dhe Xhesi Muçaj kanë plotësuar kornizën e këtij spektakëli.

Mirëpo, udhëtimit të prezantueses bukuroshe, Xhesi Muçaj në këtë emision i ka ardhur fundi. Ka qenë vetë producenti i emisionit,Pietro Zaniboni i ftuar në emisionin "Ditë e Re" mëngjesin e sotëm i cili ka dhënë këtë lajm.

Pietro falenderon moderatoren për profesionalizmin që ka treguar dhe për buzëqeshjen që ka falur gjatë gjithë këtyre puntatave.

"Unë falenderoj  Xhesika Muçaj, e falenderoj për profesionalizmin dhe buzëqeshjen. Ne kemi një linjë programi që na kushtëzon si autorë që të kemi një dinamizëm absolut. Ne kemi thënë, më saktë znj. Rudina se konkurentët nuk do të pësonin eleminime dhe që personat e vetëm që mund të ndryshoheshin ishin vetë prezantueset.

Jo për mungesë meritash, por sepse formati herë pas here parashikon ndryshime.  Gjithçka që nuk i përshtatet linjës të projektit ne natyrisht gjatë rrugës mundohemi ta mbushim."- thotë Pietro.

Krah të gjithave Pietro bën të ditur se Rudinës pritet ti bashkohet  në prezantimin e emisionit modelja e njohur Xhensila Pere.

"Do të kemi zonjushën Xhensila Pere, e cila ishte e ftuara jonë në puntatën e dytë."

https://youtu.be/w4NLIMJAbgw

Showbiz Lajme Lajmi i fundit Pietro Zaniboni Dy Bote xhesi mucaj xhensila pere

EMISIONET