Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite, Meta: Reflektim urgjent, të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite, Meta: Reflektim urgjent,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Sipas tij, tani është koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

''Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!

Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!

Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!

Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!''

Lexo edhe: OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë

Vendi Lajme ilir meta Politikë Sociale shpopullimi

EMISIONET