Vera vjen gjithmonë me risi dhe tendenca të reja. Përveç garderobës  ndryshojmë edhe mënyrën e të bërit make-upin, modelin e flokëve.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” ishte make-up artisja e njohur, Besa Muçaj. Ajo foli për tendecat e reja dhe na qartësoi mendimet dhe idetë për make-upin e kësaj vere.

Ishim mësuar të shihnim një make-up të rënduar, me ngjyra të forta dhe qerpikë të gjatë mirëpo këtij trendi sipas saj i ka ardhur fundi, pasi këtë vit natyralja do të mbizotërojë në portretin e të gjitha vajzave.

“ Këtë vit duam të dukemi më të thjeshtë, nuk është nevoja të ngarkohemi. Më përpara e kemi tepruar, këtë verë kemi grime më të pastra dhe më natyrale”-shprehet ajo.

Vetëm me pese produkte në mund të bëjnë një make-up të thjeshtë  dhe sytë do i mbeten të gjithëve tek ne.  

Me konture sa më natyrale, ngjyrat nude tek sytë dhe buzët ngjyrë pjeshkë do të jemi gati për të dalë nga shtëpia.

Edhe highlighter  këtë verë do jetë i vendosur sa më i lehtë në disa pika të nevojshme dhe sipas Besës këshillohet të aplikohet me dorë.

E pyetur nga moderatorja, Arjola Shehu se  a është e këshillueshme përdorimi i make-upit  gjatë ditës, Besa thotë se  vendosja e make-upit gjatë ditës është e dëmshme për fytyrën tonë dhe vajzat që kane probleme me lëkurën nuk duhet ta mbulojnë duke vendosur krem por të shkojnë te dermatologu.

Pra me pak fjalë kjo verë pritet të jetë vera e flokëvë të gjatë ekstejshën  dhe gërshet,  e ngjyrave nude dhe sa më shumë shkelqim. Ky sezon na detyron t’i themi lamtumirë qerpikëve të gjatë dhe make-upit të ngarkuar.