Lamtumirë Gli/ Ngordh macja e famshme e xhamisë ‘Shën Sofia’

Lamtumirë Gli/ Ngordh macja e famshme e xhamisë ‘Shën

Ka ngordhur macja Gli me famë botërore, e cila ishte pjesë e xhamisë ikonike 'Shën Sofia'.  

“Macja e Ajasofjes, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në rrethin Levent të Stambollit që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër“, tregoi Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk në Twitter.

“Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, u shpreh guvernatori, i cili postoi një fotografi të maces, ku ndër të tjera shkroi se ishte “thellësisht i pikëlluar”.

Gli, një mace e bukur europiane, e cila kishte jetuar pjesën më të madhe të 16 viteve të jetës së saj brenda mureve shekullore, dhe ishte bërë e preferuara në mesin e të gjithë turistëve që e vizitonin Hagia Sophia-n.

Lifestyle Lajme xhami turqi shen sofia lamtumire gli macja e famshme

EMISIONET