Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga.

Ai ka qenë i afërmi i këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga e cila nëpërmjet një postimi në Instagram shprehet e trishtuar për humbjen e tij.

Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar:“Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit”.