I ftuar në RTV Ora, pedagogu Roland Lami u shpreh se Variantet për listat kanë ardhur vetëm nga PS dhe partitë e tjera nuk i miratojnë këto sugjerime.

Lami tha se e shoh të vështirë që të shkojmë në zgjedhje me këto formula komplekse, që janë demokratike, por janë marrë nga sistemet e tjera.

Roland Lami: Variantet për listat kanë ardhur vetëm nga PS dhe partitë e tjera nuk i miratojnë këto sugjerime. Por opozita nuk ka mekanizmat për të ndikuar në parlament dhe nuk ka mekanizmin që të ndikojë në proces. E shoh të vështirë që të shkojmë në zgjedhje me këto formula komplekse, që janë demokratike, por janë marrë nga sistemet e tjera. Nuk duhet harruar që sistemet e tjera u është lënë kohë, janë diskutuar dhe janë dakordësuar me gjithë aktorët kryesorë. Ndërsa te ne nuk ka debat dhe as nuk merret në konsideratë opinioni i faktorit politik të kahut tjetër. Po ashtu, jemi afër zgjedhjeve dhe një gjë e tillë e kundërshton edhe Komisioni i Venecias për prekjen e sistemeve të rëndësishme një vit para zgjedhjeve.

Për Lamin, lista e hapura e bëjnë shumë më të polarizuar dhe të fortë garën në zgjedhje.

Roland Lami: Lista e hapura e bëjnë shumë më të polarizuar dhe të fortë garën në zgjedhje. Kemi garë fillimisht brenda një partie, kemi garë ndërmjet partive në koalicion dhe kemi garë mes kundërshtarëve politikë. Në këtë garë të shumëfish është më e madhe mundësia për tension dhe polarizim, për peshkim të njerëzve të fortë, për konsumim më të madh të parave kundrejt asaj që deklarohet në KQZ dhe për një klimë të grupeve sociale që janë në nevoje për të shitur votën. Listat e hapur kanë kontekstin ku jemi ne, sistemi do t’i avancojë këto probleme dhe do t’i degjenerojë më shumë, sikurse e kemi parë më përpara.

Lami shtoi se asnjë nga partitë kryesore nuk kanë menduar që ta prekin sistemin, pasi favorizohen vetë, ndërsa heqja e koalicioneve favorizon PS-në.

Roland Lami: Heqja e koalicioneve që nuk u dakordësua nga opozita, ka të bëjë me disa elementë. Asnjë nga partitë kryesore nuk kanë menduar që ta prekin sistemin, pasi favorizohen vetë. Në këtë kuptim është menduar që do të shkohet deri në fund me këtë sistem, prandaj opozita ka një front të madh partish, çka PS nuk e ka këtë front. Kur hyn në garë me heqjen e koalicioneve, partia që e ka luksin që ta bëjë më lehtë garë, pa kokëçarje me aleatët, sigurisht që është Partia Socialiste. PS siç duket e ka ndarë mendjen që të punojë si e vetme. Ndërsa PD duhet të kalojë një proces kokëçarje për renditjen e koalicionit. Sa më shumë kokëçarje që të ketë PD me listën e saj, sigurisht që kjo nuk do të jetë një klimë e qetë, pasi do të ketë pakënaqësi dhe këtë gjë shpreson PS.  

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti