Lame prezanton drejtorin e 8-të: Merr fund barsoleta, reformim Kadastrës së Vlorës

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, prezantoi drejtorin e Zyrës në Vlorë, Andi Binaj i cili bëhet kështu drejtuesi i 8 në harkun e 10 muajve të fundit. Duke e cilësuar barsoletë situatën me largimet e drejtuesve, Lame tha se Vlora po vuan pasojat e përpërgjegjshmërisë 30 vjeçare.

7 drejtues të larguar nga Kadastra në 10 muaj janë tregues se çështja e pronave në Vlorë është e nxehtë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Shtetërore, Artan Lame, zbriti vetë në bashkinë bregdetare për të prezantuar Andi Binaj në postin e kryeregjistruesit.

Situatën, Lame e cilësoi pasojë të një kalvari 30-vjeçar problematikash, ku siç tha është fjetur mbi dosje.

Lame renditi problematikat me pronat në qarkun e Vlorës, duke treguar edhe sfidat e kryeregjistruesit të ri.

Besimplotë se “barsoleta” siç e cilësoi me largimet e drejtuesve  do të marrë fund, Lame paralajmëroi reformimin e Kadastrës së Vlorës.

Dhe në një kohë përshtatshme paralajmëroi analizën e problematikave dhe ndryshimit të premtuar në Kadastrën e Vlorës.

Lame: Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.

Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim.

Kryeregjistruesi Binaj tha se i njeh problematikat e qytetarëve ndaj punën do ta tregojë me vepra.

Andi Binaj

Binaj: Kam eksperiencë pune në sektor pune privat dhe publik. Kam punuar pranë Kuvendit në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen aktuale të Kadastrës Vlorë, dua ta them me një fjali "Të flasin faktet dhe jo fjalimet për punën e Kadastrës së Vlorës.  

Dosjet e pronave në bregdet ishin shkak që 7 drejtues të dorëhiqeshin nga Kadastra e Vlorës, dhe kjo çështje do të jetë edhe sfida kryesore e kryeregjistruesit të ri.

https://youtu.be/4PoIoDDBRyA

Vendi Lajme Sociale kadastra vlore andi binaj artan lame

EMISIONET