Lajme të mira për Inter, dy futbollistë shërohen nga Covid-19

Lajme të mira për Inter, dy futbollistë shërohen nga

Lajme të mira për Interin. Achraf Hakimi ka rezultuar negative në testin anti-Covid të kryer dje.

Lajmin e jep vetë klubi zikaltër, raporton Ora News.

“FC Internazionale Milano komunikon se Achraf Hakimi ka rezultuar negative në tamponin e kryer dje pas rezultatit pozitiv para ndeshjes kundër Borussia Munchengladbah në Champions League”.

Shërohet edhe Ashley Young

Në të njëjtën ditë, një tjetër futbollist I Inter le pas krahëve Covid-19. Bëhet fjalë për anglezin Ashley Young, i cili do të rikthehet të stërvitet me skuadrën që këtë të shtunë.

/a.r, Ora News

Sport Lajme inter Covid-19 Futboll hakimi ashley young

EMISIONET