Lajm tronditës nga Gjermania, Mikael Balak diagnostikohet me kancer

Lajm tronditës nga Gjermania, Mikael Balak diagnostikohet me kancer

Ikona e futbollit gjerman, Micheal Ballack është diagnostikuar me kancer. Lajmi tronditës ka ardhur nga prestigjozja gjermane 'Bild'.

Ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Mynih dhe Chelsea, një nga lojtarët më të mirë në vitet e fundit në Gjermani, i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Ashtu si bën të ditur “Bild”, zbulimi i sëmundjes nga ish-futbollisti ndodhi rreth një muaj më parë, duke kërkuar operacionin të domosdoshëm.

Ndërhyrja përfundoi me sukses, teksa tashmë e pret një rikuperim i gjatë dhe i vështirë.

Sport Lajme futboll Futboll sport mikael balak

EMISIONET