Dramë në Itali, humb jetën në aksident talenti i Lazios

Dramë në Itali, humb jetën në aksident talenti i Lazios

Një ngjarje shokuese ka tronditur futbollin italian dhe jo vetëm. Daniel Guerini, mesfushori i skuadrës së Lazios U-19 u shua në një aksident automobilistik teksa po udhëtonte me një Smart me dy miq të tij, të cilët edhe ata janë plagosur rëndë.

Siç raportohet, 19-vjeçari mbrëmjen e djeshme po udhëtonte me miqtë e tij kur makina e tyre u përplas ballë për ballë me një Mercedes dhe fatkeqësisht Guerini humbi jetën në vend.

Klubi i Lazios me një mesazh në faqen zyrtare shkruan se kanë mbetur të shokuar dhe që të gjithë që nga Presidenti dhe skuadra i qëndrojnë pranë familjes së talentit Daniel Guerini.

Sport Lajme lazio Futboll aksident seria a tragjedi

EMISIONET