Kryeministri Edi Rama e nis mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë për fermerët.

Përmes një video të postuar në Facebook, Rama bën me dije se, përmes aplikimit në e-Albania, fermerët kanë mundësi që të marrin falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë.

“MIRËMËNGJES

dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.