Në një kohë kur gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit është 90 përqind efektive, një tjetër lajm i mirë vjen nga Rusia.

Mediat e huaja raportojnë se vaksina ruse kundër koronavirusit, Sputnik V është 92 përqind efektive në mbrojtjen e njerëzve. Ky lajmë shtë dhënë me 11 nëntor nga vetë kompania prodhuese.

Ekspertët treguan se të dhënat ruse ishin inkurajuese dhe përforcuan idenë se pandemia mund të ndalet nga vaksinat. Nga ana tjetër, ato  paralajmëruan se rezultatet bazoheshin vetëm në një numër të vogël vullnetarësh provë të cilët ishin infektuar me Covid-19.

Drejtori i Institutit Gamaleya, Alexander Gintsburg i cili zhvilloi vaksinën, tha se rezultatet e përkohshme demonstruan që Sputnik V ishte efektive dhe vaksinat masive do të kryheshin në Rusi në javët e ardhshme./ CNN